Deputetët e VMRO-DPMNE-së për të tetën ditë me rradhë janë duke drejtuar kritika për ndryshimet që duhet të bëhen në ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe për debatin që duhet të hapet për simbolet shtetërore.
Diçka të tillë dikur qeveria Gruevski, në vitin 2015, ka paraqitur përmes një projekt ligji. Pas çka tani ngrihet pyetja nëse vërtetë deputetët e VMRO-DPMNE-së mendojnë ashtu apo po manipulojnë me vetëdije nga foltorja e parlamentit osa kryeministri i atëhershëm kishte planifikuar që të manipulojë me një projekt ligj të tillë.