Australia e paralajmëron Turqinë për sulme terroriste

Qeveria australiane ka paralajmëruar se terroristët mund të kenë në shënjestër manifestimet përkujtimore të Ditës Anzac në Turqi gjatë këtij muaji

25 prilli shënon betejën e madhe që përfshinë Australinë dhe Zelandën e Re në Luftën e Parë Botërore.

Ministri australian për Çështje të Veteranëve Dan Tehan tha se qeveria e tij kishte marrë informacion për një kërcënim të mundshëm në gadishullin e Galipolit të Turqisë, shkruan BBC.

Ai nuk i ka bërë të ditura detajet e informacionit, por u bëri thirrje udhëtarëve që të jenë të kujdesshëm.

‘Në fund të fundit, është vendimi i udhëtarëve nëse do të udhëtojnë ose jo’, tha Tehan.

Në vitin 2015, rreth 15 mijë australianë kanë udhëtuar në Gallipol për njëqindvjetorin e ditës Anzac.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu