Ligj të posaçëm për punën e portaleve në vend

Vendimi i qeverisë gjermane për të ndëshkuar me gjoba të larta të gjitha portalet apo mediat online që publikojnë lajme të rreme ka rikthyer debatin për nevojën e rregullimit të punës edhe të portaleve edhe në Maqedoni. Por, qëndrimet mes njohësve të çështjeve mediatike janë të ndryshme nëse duhet të ketë ligj të posaçëm apo nëse rregullativa aktuale është e mjaftueshme për vendosjen e rregullit në këtë sferë mediatike.

Xhelal Neziri nga qendra për gazetari hulumtuese vlerëson se ligji për rregullimin e punës së portaleve duhet të ketë ashtu siç ka rregullativë ligjore edhe për mediat tjera, por nëse kjo nuk është e arritshme atëherë Neziri thotë se më së paku që mund të bëhet është që portalet të përfshihen në një regjistër që të kenë një kontroll mbi veprimtarinë e tyre por edhe të drejtuesve të këtyre mediave që pretendojnë së kryejnë veprimtari informative.

Marina Tuneva nga Këshilli Etikës thotë se në sferën e komunikimit online nuk ka nevojë për rregullativë plotësuese pasi ligjet aktuale janë të mjaftueshme për rregullimin e punës së këtyre mediave. Por Tuneva thotë se problemi në punën e kriter të kësaj sfere mediatike qëndron tek institucionet të cilat nuk zbatojnë ligjet në fuqi.

 Kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes në ueb portale , kjo është një vepër penale dhe me këtë do të duhet që të funksionojnë institucionet dhe këtu tregohet se nuk funksionojnë institucionet, është e vërtete se ka një numër të madh të portaleve të caktuara që nuk informojnë siç duhet , por këtu duhet që kërkohet llogari nga institucionet dhe të respektojnë këtë rregullore që më dhe ekziston. Qëndrimi jonë se nuk duhet të ketë rregullativë të tepruar në komunikimet e internetit e mbështesim edhe në debatet në nivel global. Psh Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja fuqishëm angazhohen për respektimin e lirisë së shprehjes në internet –deklaroi Marina Tuneva nga Këshilli i Etikës.

Nevoja për rregullimin e punës së portaleve është kërkuar në vazhdimësi para se gjithash nga mediat të cilat përballen me vjedhje informacionesh nga mediat on-line, por edhe për shkak të mungesës së profesionalizmit dhe lajmeve të pa verifikuara. Të përballur me probleme të ngjashme përfshirë edhe lajmet e rreme qeveria gjermane ka miratuar masa të ashpra me gjoba që mund të arrijnë deri në 50 milion euro nëse portalet brenda një jave nuk heqin nga lajmet e tilla nga faqet e tyre të internetit./als


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu