Çfarë dimë deri me tani për sulmet e Amerikës në Siri?

Në orët e para të ditës së premte, Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump ka urdhëruar sulme kundër caqeve dhe bazave ushtarake siriane të Bashar Al Assadit

Çfarë ka ndodhur deri me tani:

SHBA ka filluar një sulm me raketa kundër Sirisë, ku e ka bombarduar bazën ajrore al-Shayrat që është afër Homsit, nga e cila thuhet se u lëshua gazi sarin në Khan Sheikhun.

Pentagoni ka thënë se 59 raketa të tipit Tomahawk janë lëshuar nga luftanija USS Ross dhe Porter në lindje të Detit Mesdhe rreth orës 3:45, sipas kohës së Mesdheut.

Presidenti Donald Trump tha se sulmi është një përgjigje direkte për sulmin kimik që la të vdekur më shumë se 70 njerëz: Kjo është në pika të shkurtër çfarë ka thënë Trump, transmeton GazetaExpress.

Sonte urdhërova një sulm ushtarak në bazën ushtarake të Sirisë nga ku u lëshuan sulmet kimike.

Ky është një interes i madh kombëtarë për sigurinë e Shteteve të Bashkuara që të ndalojmë sulme të këtilla vdekjeprurëse kimike.

Nuk ka përjashtime sepse Sirisë i janë ndaluar përdorimi i armëve kimike, një obligim i shkelur nga konventa ndërkombëtare për armët kimike, e cila edhe e ka injoruar Këshillin e Sigurimit.

Përpjekjet për të ndryshuar Assadin me vite kanë dështuar dhe do të dështojnë prapë nëse nuk veprojmë“.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu