“Tomahawk”, raketat 1.6 mln dollar që ndëshkuan Millosheviçin dhe Asadin (FOTO-VIDEO))

Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën sot me 59 raketa të precizionit të lartë “Tomahawk” një bazë ajrore të forcave të Presidentit Asad në Siri nga ku i nis sulmi me armë kimike ndaj civilëve pak ditë më parë.

Raketat u nisën nga anije amerikane në Detin Mesdhe duke goditur në shenjë.

Raketa të ngjashme u përdoren edhe gjatë sulmit të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të ndaj makinës vrastare të Millosheviçit në vitin 1999

Çfarë janë raketat “Tomahawk” dhe si funksionojnë ato?

Albeu.com ka përgatitur një material shpjegues në lidhje me to.

Raketat subsonike “Tomahawk” kanë hyrë në shërbim në vitin 1983 dhe mbi to janë bërë përmirësime të vazhdueshme nga kompania “General Dynamics” sipas kërkesave të ushtrisë amerikane.

Ato kanë një kosto mesatare prej 1.6 milionë dollarë copa dhe njihen për precizionin e tyre të lartë.

Kënë një gjatësi nga 5.5-6.5 metra dhe diametër 0.50 centimetër, ndërkohë që diametri i krahëve është 2.7 metër. Arrijnë shpejtësinë rreth 890 kilometra në orë dhe mund të godasin objektiva deri në 1 700 kilometra largësi.

“Tomahawk” drejtohen nga një radar i sofistikuar, i cili mundëson që të godasin objektivin në shenjë. Edhe nw rastet kur nuk e gjejnë objektivin herën e parë, ato kthehen sërish në kërkim të tij deri sa ta godasin.

Raketat në fjalë janë projektuar në disa formate të ndryshme në varësi të largësisë së objektivit dhe llojit të eksplozivit të nevojshëm për t’u përdorur.

Ato mund të lëshohen nga platforma të posaçëm në tokë apo edhe nga anijet dhe nëndetëset.

Për shkak të specifikave që gëzojnë raketat, SHBA-të ia kanë shitur vetëm britanikëve dhe asnjë shteti tjetër. /Albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu