Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar goditjen e një baze ushtarake në Siri, ku për pasojë kanë humbur jetën mbi 4 persona.
Komandanti i RAF, i cili tashmë është në pension, Dai Whittingham, tha se tipi i raketave që SHBA’ja i përdori në Siri kundër bazës ushtarake siriane, janë të tipit “Tomahaws” me vlerë mbushje “1000 lbs”, shkruan “BBC”.
Ish-komandanti ka treguar se raketat janë me rreze të gjata dhe shumë të sakta në goditjen e objektivit.