Amerika sulmoi Sirinë, 56 aeroplanë bombarduan caqet e Assadit (FOTO-VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”. Marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahawk”, aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike.

Sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane, ose 03:40 sipas orës shqiptare.

Por, si reagoi bota ndaj këtyre sulmeve. Më poshtë do të gjeni reagimet e qeverive të ndryshme për këtë sulm:

Polonia 

Një zëdhënës i qeverisë e mbështeti sulmin, duke thënë se SHBA është garantues i paqes në botë.

Turqia

Kryeministri Kurtulumus e mirëpriti aksionin. Ai i tha Fox-it turk se qeveria siriane duhej të ndëshkohej.

Franca

Ministri i Jashtëm Jean Marc Ayrault tha se ishte informuar para se të niste sulmi. Përdorimi i armëve kimike është i tmerrshëm dhe duhet të ndëshkohet, pasi është krim lufte, ka thënë ai.

Mbretëria e Bashkuar

Britania mbështet përgjigjen e SHBA-së ndaj “përdorimit barbar të armëve kimike” nga qeveria siriane, tha një zëdhënës i kryeministres Theresa May.

Irani

“Irani dënon përdorimin e armëve kimike, por, në të njëjtën kohë, mendon se është e rrezikshme dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtarë ta përdorësh këtë si një justifikim për të ndërmarrë aksione”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit për ISNA.

“Irani e dënon sulmin e SHBA-së, pasi kjo vetëm sa forcon terroristët në Siri dhe do të ndërlikojë situatën në Siri dhe rajon”, shtoi zëdhënësi.

“Diktatori sirian, Bashar al-Assad ka kryer një sulm të tmerrshëm me armë kimike mbi civilët e pafajshëm. Duke përdorur agjentë vdekjeprurës nervor, Assad morri jetën e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”, deklaroi Trump.

SHBA ndërmarrin sulme kundër Sirisë

Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar një bazë ajrore siriane në orët e para të 7 prillit, në përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me armë kimike ndaj civilëve më herët gjatë kësaj javë, për të cilin, e kanë fajësuar qeverinë siriane.

Ky është sulmi i parë direkt i Amerikës ndaj qeverisë siriane në luftën gjashtëvjeçare civile dhe 5shtë urdhëri i parë më i rëndësishëm ushtarak i Donald Trumpit, që prej se është zgjedhur president.

Vetëm pak para sulmit, diplomatët rusë e kanë paralajmëruar SHBA-në për veprim të tillë dhe thanë se SHBA, duhet të marrë “të gjitha përgjegjësitë” për “pasojat negative”.

Trump gjatë fushatës presidenciale kishte thënë se është kundër përfshirjes në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Por, Trump, pas sulmit të dyshuar me gaz nervor në qytetin Khan Sheikhoun, ku u vranë më shumë se 86 persona, ka thënë se ishte prekur nga fotografitë ë fëmijëve të vrarë dhe ka thënë se “për mua, këtu janë kaluar shumë vija”.

Rreth 60 raketa amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë. SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.

“Diktatori sirian, Bashar al-Assad ka kryer një sulm të tmerrshëm me armë kimike mbi civilët e pafajshëm. Duke përdorur agjentë vdekjeprurës nervor, Assad morri jetën e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”, deklaroi Trump.

“Është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së të parandalojë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike”, të cilat Assad i përdorë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, tha Trump.

“I bëj thirrje shteteve të civilizuara që të na bashkohen që t’i japim fund gjakderdhjes në Siri”, tha Trump.

Lidhur me sulmin e SHBA-së, ka reaguar Rusia.

Kremlini thotë se presidenti rus, Vladimir Putin i konsideron sulmet ajrore të SHBA-së në Siri si akt agresioni ndaj një shteti sovran dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, raportojnë agjencitë e lajmeve në Rusi.

Putin gjithashtu beson se veprimet ushtarake të SHBA-së, do të lëndojnë raportet SHBA-Rusi dhe do të minojnë përpjekjet në lufitimin e terrorizmit, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Presidenti Putin konsideron se sulmet amerikane në Siri janë agresion ndaj një shteti sovran dhe shkelje e normave dhe ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Peskov.

Putin gjithashtu beson se sulmet ajrore janë “përpjekje për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtarë nga një numër i viktimave në mesin e popullësisë pasqësore në Irak”, ka thënë Peskov.

Rreth 60 raketa amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë. SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.

Pentagoni tha se sipas vlerësimit të parë, zonat e synuara janë shkatërruar. Por analistët thonë se sulmet hakmarrëse të SHBA-së, me gjasë mund të kenë vrarë shumë civilë, madje edhe zyrtarë ushtarakë rusë, të cilët jetojnë në zonat përreth aeroportit.

Pentagoni ka thënë se e ka njoftuar paraprakisht Rusinë për sulmin, me qëllim që të sulmet të mos godasin pjesë të bazës ajrore, ku janë të vendosur forcat ruse.

“Forcat ruse janë njoftuar paraprakisht për sulmin”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis.

“SHBA ka ndërmarrë masa që të minimizojë rrezikun për personelin rusë apo sirianë, që kanë qenë në bazë ajrore”, ka thënë ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Moska duhet të fajësohet për sulmin kimik sepse ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2013, që kishte për qëllim shkatërrimimin e armëve kimike të Sirisë.

“Ose Rusia është pjesëmarrëse apo Rusia ka qenë thjeshtë e paaftë që ta respektojë deri në fund marrëveshjen”, tha Tillerson.

Trump nuk kishte njoftuar paraprakisht për këtë sulm, edhe pse ai dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar qeverinë siriane vetëm një ditë më parë.

“Mendoj se ajo që po ndodhë në Siri është një nga krimet më skandaloze dhe nuk do të duhej të ndodhte dhe nuk duhet që të lejohet që të ndodhë një gjë e tillë”, u tha Trump gazetarëve, përpara se të udhëtonte për të Florida, ku do të ketë takim dyditor me presidentin e Kinës, Xi Jingping.

Sulmet ajrore kanë fituar miratim të fuqishëm të udhëheqësve të dy partive në Kongresin amerikan.

“Është e rëndësishme që Assadi ta dijë se ai më nuk do të gëzojë mosndëshkimin për krimet e tij të tmerrshme ndaj njerëzve të tij, dhe ky hap i ndërmarrë ishte në përputhje me këtë”, ka thënë kryesuesi i komitetit të Senatit për marrëdhënie me jashtë, Bob Corker.

“Duke u siguruar se Assadi e di që më nuk mund të kryejë mizori të tilla të neveritshme, ai do të paguaj për këtë, dhe kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë”, ka thënë lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu