Ja si është katandisur baza ushtarake e Asadit pas sulmit të SHBA-së (FOTO)

Televizioni “Russia 24” ka publikuar disa pamje të bazës ajrore siriane të shkatërruar pas sulmit me raketa të urdhëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas fotove duket se baza është krejtësisht e shkatërruar, por gazetari rus i cili ka mundur të publikojë pamjet, ka thënë se vetëm një pjesë e aeroplanëve janë shkatërruar.

Ndërkohë, sipas raportimeve të para, mësohet se janë djegur nëntë hangare të cilët shërbenin për aeroplanët.

Kujtojmë se baza ajrore siriane u godit mëngjesin e sotëm në bazë të urdhrit të presidentit të SHBA-ve, vetëm disa orë pasi ushtria siriane përdori armë kimike ndaj një popullsie civile që shkaktoi vdekjen e 72 civilëve mes tyre edhe 20 fëmijë, ndërsa 160 persona të tjerë janë duke u kuruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu