Sulmet amerikane ndaj Sirisë janë agresion kundër një shteti sovran, vlerëson presidenti rus, Vlladimir Putin.
“Putin vlerëson se sulmet amerikane ndaj Sirisë janë agresion ndaj një shteti sovran dhe mosrespektim i normave të së drejtës ndërkombëtare, me shkas të trilluar”, deklaroi zëdhënësi i Putinit, Dmitrij Peskov.
“Sulmi amerikan në mënyrë serioze i dëmtoi marrëdhëniet ruso-amerikane, të cilat edhe pa atë janë në gjendje të mjerueshme dhe pengon që në mënyrë efikase të veprohet kundër terrorizmit”, shtoi Peskov duke e transmetuar qëndrimin e Putinit.
Presidenti rus vlerëson se sulmi amerikan është përpjekje që të tërhiqet vëmendja e botës prej shumë viktimave në mesin e civilëve në Irak, deklaroi Peskov.