Pas ngjarjeve pikante dhe krizës që ka rrokur vendin, gazetari Ilir Kulla ka dhënë një deklaratë të fortë sonte në emisionin “Zonë e Lirë”, ku i bindur është shprehur se e di kërkesën që ka Ilir Meta për Edi Ramën.
Kulla deklaroi që Meta i ka thënë Ramës që të lërë postin e Kryeministrit në mënyrë që t’iu hapë rrugë zgjedhjeve sëbashku në opozitë.
Merru vesh me opozitën, dhe të bëjmë një qeveri të pranuar nga të gjithë për të bërë një palë zgjedhje për të cilën do e udhëheqësh ti koalicionin.
I ka thënë tërhiqu nga pozicionet që ke tani se ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa opozitën.
Meta është 47 vjeç dhe ka 27 vjet në politikë dhe nuk është çmendur të shkojë në zgjedhje pa opozitën”, përfundoi Ilir Kulla.