Pas 28 orësh në kirurgji, doktori gjendet duke fjetur në dysheme (FOTO)

Një doktor në Kinë ka fjetur në dyshemenë e spitalit, pasi kishte 28 orë që punonte në kirurgji. Ngjarja, e ndodhur më 30 mars në spitalin Dingyuan County në Kinë është bërë virale nëpër rrjete sociale, ku duket mjeku i shtrirë në tokë.

Luo Heng ishte shumë i lodhur sepse duhet të kryente dy operacione gjatë natës, dhe të nesërmen në mëngjes e prisnin tre të tjera. Shumë njerëz e kanë vlerësuar për dedikimin e tij në punë. “Unë shpresoj që mediat ta publikojnë një gjë të tillë. “Një doktor nuk është vecse një profesion, por është gjithashtu person,” – tha një komentues online.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu