LSDM: Gruevski të mos guxojë të kërcënojë me dhunë

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, përmes një deklarate për medie, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të VMRO-së Nikolla Gruevskit, duke i bërë thirrje institucioneve që të mos dorëzohen para skenareve të dhunës së Gruevskit.

Sipas kësaj partie, Gruevski është i obliguar që të mundësojë transferim të qetë të qeverisjes.

Gjithashtu, LSDM-ja thekson se Gruevski gënjen me tema inekzistente dhe se nuk guxon që të kërcënojë me dhunë, pasi kjo, sipas LSDM-së, është kundërkushtetuese dhe vepër e dënueshme me ligj. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu