Kërcënon Gruevski: Do reagojmë ashpër nëse LSDM-ja emëron kreun e Kuvendit

Kreu i VMRO-së, Nikolla Gruevski, ka kërcënuar se nëse LSDM-ja tenton të emërojë kreun e Kuvendit jashtë rregullores, populli nuk do të qëndrojë duarkryq.

Gruevksi ka thënë se do të ishte gabim një i madh i LSDM-së në drejtim të shkeljes së demokracisë dhe stabilitetit në Maqedoni, duke theksuar se populli është i njohur dhe i vetëdijshëm se Zaevi ka marrë obligime dhe ka fituar faturë për ato obligime.

Me anë të një deklarate, Gruevski paralajmëron Zaevin që të mos luajë me demokracinë dhe me popullin pasi shteti nuk është i tij, por i popullit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu