Sulmi i amerikanëve në drejtim të bazës së regjimit të Asadit në Siri na ku nisi sulmi me armë kimike ndaj civilëve ka rritur tensionet mes tyre dhe Rusisë.
Ne një deklaratë menjëherë pas sulmit, autoritetet ruse deklaruan se kishin të bënin me shkeljen e sovranitetit të një shteti sovran, ndërkohë që ndërprenë çdo marrëveshje për shkembim të të dhënave ushtarake me amerikanët në Siri, shkruan DailyMail, përcjell Albeu.com.
Kryeministri Medvedev shkoi deri aty sa të kërcënonte se kjo qasje e amerikanëve mund të çonte në një përballje ushtarake mes Rusisë dhe SHBA-ve.
Ndërkohë, fill pas sulmit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se goditja me 59 raketa ishte një ndëshkim ndaj sulmit me armë kimike mbi civilët të ushtrisë së Asadit dhe se do të bënin edhe më tepër nëse ishte e nevojshme.
Pikërisht kjo deklaratë ka çmendur rusët, të cilët urdhëruan rikthimin në Mesdhe të fregatës “Admiral Grigorovich” duke e pozicionuar mes destrojerëve amerikanë dhe bregut të Sirisë. /Albeu