Analisti politik, Mersel Bilalli në shkrimin e tij të fundit shkruan se në BDI ende kanë nostalgji për VMRO-DPMNE-në.
Sipas Bilallit, BDI-ja i ka përgatitur një bombë atomike VMRO-DPMNE-së duke e mbajtur ende gjallë në skenën politike.
“Një pjesë e BDI-së ende ka në zemër nostalgji për DPMNE. Ata do të bartin përgjegjësi të madhe nëse Gruevski shkon deri në fund me budallakinë e tij.
Edhe ashtu drejtuesit e BDI-së bartin përgjegjësi objektive pasi që një periudhë më të gjatë vëllazërisht kanë ndarë me DPMNE-në. Bashkërisht i kanë groposur proceset integruese dhe bashkërisht kanë krijuar një kaos të paparë në secilën sferë.
Ata, me vetëdije ose jo kanë përgatitur një deklaratë, platformë, me të cilën Gruevskit i dhanë një forcë shkatërruese me qëllim që të eksplodoje më fuqishëm se bombat e vërteta të Zaevit”, shkroi Mersel Bilalli në shkrimin e tij në fundit./ina