Deputeti nga radhët e Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Ferid Muhiç, ka thënë gjatë seancës konstituive ku duhet të zgjidhet kreu i Kuvendit, se partitë shqiptare nuk janë kundër Maqedonisë.
“Nëse partitë shqiptare do të punonin kundër Maqedonisë, atëherë me ata nuk do të negocionte as VMRO-ja dhe as LSDM-ja.
Nuk ekziston asnjë bazë për hedhjen e deklaratës së partive shqiptare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ju ftoj në emër të demokracisë të zgjedhim komisionin dhe kryetarin e Kuvendit”, ka thënë ai, raporton “Shenja”.
Muhiç i bëri thirrje deputetëve që të ndalin me akuzat e tyre si kriminel dhe tradhtarë, duke shtuar se asnjë parti nuk ka të drejtë të ofendojë në emër të popullit. /albeu