Deputetja e VMRO-së trembet nga Sela dhe Mesila Doda

Deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova, njëherësh edhe kryetare e Forumit të gruas të kësaj partie, ka thënë se nuk ka frikë nga Prokuroria Speciale Publike, por nga Ziadin Sela.

“Nuk frikësohem nga Prokuroria Speciale Publike e as nga askush. Frikohem nga Ziadin Sela, partneri juaj që tentoni të merrni pushtetin.

Frikohem nga deputetja e Shqipërisë, Mesila Doda që flasin kundër Maqedonisë, njësoj sikur ne si maqedonas të mos ekzistonim.” tha Rangellova, përcjell “Telegraf”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu