Shilegov: Rënia e Gruevskit nuk shënon mbarimin e jetës

Deputeti i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov, ka deklaruar se debatet dhe 51 deputetët e VMRO-DPMNE-së bashkë me Trajko Veljanoskin, janë bërë pengesa kryesore për transferimin e pushtetit dhe për formimin e qeverisë së re.

“Kushtetuta mundëson formimin e shumicës parlamentare, por 51 deputetë dhe Trajko Veljanoski po shkelin rregulloren.

Ata po pengojnë transferimin e qetë të pushtetit”, tha Shilegov, duke shtuar se jeta nuk mbaron me rënien e Gruevskit nga qeveria, përcjell “Portalb”. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu