Gjenerali amerikan i NATO-s vjen në Shkup

Zëvendës-komandanti i Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, gjenerali-majori Timoti McGuaer do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë me ftesë të shefit të SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski.

Gjatë vizitës majori amerikan do të takohet me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe me nikoqirin e tij gjeneral-nënkolonelin Veliçkovski.

Temë e bisedimeve do të jenë pjesëmarrja e deritanishme në stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta midis ARM-së dhe përfaqësuesve të Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, si dhe pjesëmarrja e ARM-së në stërvitje ndërkombëtare të mbështetur nga Forcat tokësore të SHBA-së për Evropë në vitin 2017.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu