“USS Carl Vinson”, “bisha” amerikane që po i fut të dridhurat diktatorit korean (FOTO)

Aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson” ndodhet në ujërat e gadishullit korean sëbashku me destrojerin “USS Wayne E. Meyer” dhe kruizerin “USS Lake Champlain” duke përbërë një ndër forcat më kërcënuese ndaj diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jon Un.

Albeu.com ju sjell specifikat e “USS Carl Vinson”, të cilat do t’i fusnin të dridhurat çdo kundërshtari të saj.

Aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson”, është e klasit “nimitz” dhe ka hyrë në shërbim në vitin 1980. Ajo mban emrin e kongresmenit amerikan Carl Vinson, i cili ka dhënë një kontribut të rendësishëm për flotën detare. Ka moton: “Forca vjen prej detit” dhe peshon 101 000 ton.

Aeroplanmbajtësja furnizohet prej dy reaktorësh bërthamor dhe mund të lundrojë pa patur nevojën e furnizimit pa ndërprerje për 20-25 vite në detra dhe oqeane.

Mund të lundrojë me një shpejtësi maksimale prej 56 km/h dhe mbart në të një ekuipazh prej rreth 6 000 personash.

“Bisha” është e pajisur me një serë sistemesh të mbrojtjes anti-ajrore dhe anti-raketa aq sa e bën thuajse të pamundur sulmin ndaj saj.

“USS Carl Vinson” mund të transportojë 90 avionë gjuajtës ushtarak si edhe helikopterë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu