Prag lufte në gadishullin korean, SHBA dërgon luftanijet Kina kërcënon me 150 000 ushtarë (FOTO-VIDEO)

Gjërat janë duke u bërë mjaft serioze në gadishullin korean këto ditët e fundit. Korea e Veriut kërcënoi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “kundër përgjigje me shumë forcë” nëse ata do të guxonin të sulmonin këtë shtet pasi një numër i madh luftanijesh dhe një aeroplanmbajtëse është vendosur në ujërat e Koresë së Jugut, raporton Albeu.com.

Tensioni është rritur fill pas sulmit të SHBA-ve kundër bazës ajrore të Sirisë një javë më parë, e cila u lexua si një paralajmërim ndaj Koresë së Veriut.

Ndërkohë, qeveria kineze ka dërguar tashmë jo pak por 150 000 trupa në kufi me Korenë e Veriut si një parapërgatitje për ndonjë sulm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj shtetit komunist, i cili ka provokuar shpesh me programin e tij të armëve bërthamore.

Në lidhje me situatën e krijuar, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson deklaroi se SHBA-të do të marrin në konsideratë edhe zgjidhje të tjera nëse Kina nuk bashkëpunon kundër programit bërthamor të Koresë së Veriut. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu