Kombëtarja në futboll e femrave gjunjëzon Greqinë, ja ku kualifikohet Shqipëria (VIDEO)

Shqipëria dhe Greqia përballen sot me njëra-tjetrën në “Elbasan Arena” ndeshjen e fundit e Grupit B të raundit paraeliminator të Kupës së Botës 2019 për femra. Aktualisht ndeshja është me rezultatin e barabartë 2-1 për Shqipërinë, ndërsa Greqia është me 10 lojtare për shkak të një kartoni të kuq. Shqipëria ka humbur një penallti e cila mund ta çonte ekipin në epërsi.

Futbollisteve tona u duhet vetëm fitorja t’u kualifikuar në raundin eliminator të Kupës së Botës. Ekipi kombëtar shqiptar i drejtuar nga Armir Grima pas dy ndeshjeve të para, ka grumbulluar 4 pikë, ndërkohë që Greqia kryeson grupin me 6 pikë. Rrugëtimin më tej do ta vazhdojë vetëm ekipi që do ta mbyllë grupin në vendin e parë.

Gjithashtu në “Selman Stërmasi” luhet edhe takimi mes Kosovës dhe Maltës, një sfidë që zhvillohet vetëm për statistikë pasi këto dy ekipe janë eliminuar matematikisht nga gara e kualifikimit.

Formacioni i Shqipërisë

Zani, Proto, Rrahmani, Bajraktari, Gjini, Franja, Krasniqi, Hashani, Doçi, Morina, Velaj

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu