Ushtria e Shteteve të Bashkuara sot ka hedhur në Afganistan bombën më të madhe amerikane joatomike kundër një caku të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në provincën lindore Nangarhar.
Në kumtesën e sotme, ushtria amerikane tha se bomba e tipit, GBU-43, është hedhur në orën 19:32 minuta, sipas kohës lokale, kundër një kompleksi të tuneleve të IS-it në rrethin Açin, afër kufirit me Pakistanin.
Zëdhënësi i Pentagonit, Adam Stump, tha se ky ishte përdorimi i parë luftarak i të gjitha kohërave i bombës, GBU-43, e cila i përmban 11 tonelata eksploziv.
Kësaj bombe i ishte dhënë nofka Nëna e të Gjitha Bombave.
Më poshtë mund të shiheni se çfarë efekti ka kjo bombë:










