Ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë e kanë ndjekur shumë skandale, pasi që bëhet fjalë për investim prej 250 milionë euro që u shëndërrua në aferë korruptive. Kjo shkruhet nga gazetarja maqedonase Irena Mulaçka, e cila targeton liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe përfshirjen e tij në biznesin e dhënies së tenderit për kompaninë greke “Aktor”.
Sipas kësaj gazetareje, kompania greke është zgjedhur me ofertën 40 milionë euro më të shtrenjtë se ofertuesi më i lirë që ishte një kompani italiane. Kompania greke për 1 kilometër autostradë ka përfituar 9,1 milionë euro, që është çmim stratosferik në rajon dhe Evropë. Hetues evropian po shqyrtojnë mundësinë e korrupsionit, pasi që në realizimin e kësaj autostrade janë derdhur edhe para nga fondet e BE. /ina
hahhahahahaah far mut jan sllavicat