Një person u prangos në sy të gruas në Elbasan, teksa ishte duke lëvizur me buciklete. Ngjarja ka irrituar shumë të pranishëm, që e quajnë të arrestuarin një personi hallexhi.
Gjithçka ka ndodhur tek ura e Zaranikës, në afërsi të doganës në qytetin e Elbasanit. Personi që ka parë gjithçka bën me dije se burri me bluzë të bardhë që po i vë prangat hallexhiut të pambrojtur, është polic i krimeve të rënda dhe jashtë orarit të punës, shkruan JOQ.
“E quajnë Ajet. Mbiemrin nuk ia di. Ai është i krimeve të rënda e nuk ka lidhje fare me atë person, por ia bëri vetëm se i zuri rrugën me biçikletë. Edhe pse ai kishte me vete gruan dhe kalamajtë, polic Ajeti e quajti edhe me grusht, por nuk e filmova dot”, – thotë qytetari.
Edhe sikur personi të cilit po i vihen prangat të jetë me të vërtetë në faj, a ka të drejtë një punonjës policie ta ndalë në këtë mënyrë? Teksa ecën me familjen e tij në makinë, të zbresë, ta dhunojë e më pas t’i vendosë prangat? Kush është krimineli i vërtetë në këtë rast.










