Presidenti i vendit po vazhdon të aplikoj një politikë armiqësore ndaj zyrtarëve të lartë të BE-së, duke refuzuar takimet dhe këshillat e tyre miqësore për zgjidhjen e krizës politike.
Pas refuzimit për të takuar me eurokomisarin Johanes Han ai mbyllur dyertë edhe për ish-shefin e diplomacisë suedeze, aktualisht kryesues i Institutit të Analizave të Këshillit Evropian për Politika të Jashtme, Karl Bildt.
Që nga pavarësia e Maqedonisë, përpos diktatorit Sllobodan Milosheviq, nuk ka ndodhur që një udhëheqës politik nga rajoni të refuzoj takimet me përfaqësues të lartë të BE-së apo SHBA-ve.
Analistët thonë për agjencinë e lajmeve INA, se presidenti i vendit po e izolon vendin, në mbrojtje të disa politikanëve të cilët dyshohet për vepra kriminale dhe korrupsion të hatashëm.
Njohësi i zhvillimeve në Maqedoni dhe rajon, Vilhard Shala thotë për agjencinë INA se, politikat e Ivanovit do ta cojnë vendin drejtë në izolimi të plotë nga bashkësia ndërkombëtare.
Sipas tij, kjo situatë mund të nxisë sanksione ndaj kreut shtetëror të vendit, e cila do ta zhysë vendin edhe drejtë një krize të rëndë ekonomike.
Njohësi i cështjeve evropiane, Muhamer Pajaziti thotë se, politikat e aplikuara nga presidenti mund ta dëmtoj rëndë imazhin dhe perspektivë euroatlantike të Maqedonisë.
“Një president, që e kemi njohur si profesor të së drejtës dhe njohës të mirë të shkencave politike, duhet të jetë i çmendur, tokmak ose i kapur nga mafia politike, për të refuzuar takimin me një zyrtarë të lartë evropian, në këtë raste Johanes Han, njeriun që po lufton ta bëjë të plotë hartën e Evropës me kartën e zgjerimit.
Ta nënçmosh Han-in, i cili cdo politikë dhe vizion për të ardhmen e këtij rajoni e koordinon me NATO-n, aleancën ushtarake më të fuqishme në botë, kalon çdo parashikim dhe tregon anën e errët të një sistemi apo regjimi të kalbur që po kërkon shpëtimin në një fije kashte”, thekson Pajaziti.
Sipas tij, edhe anulimi i takimit me diplomatin Karl Bild është një skandalë i rëndë dhe me pasoja për vendin.
Ai thotë se, Bashkimi Evropianë do të përgjigjet ndaj kësaj politike armiqesore.
“Faza e parë e bisedimeve është në përfundim e sipër, faza e dytë që pason janë sanksionet ekonomike, ndërsa faza e tretë është ajo që e përjektori diktratori serb, Sllobodan Milosheviq, për Maqedoninë do të gjendet ndonjë metodë apo mision më i lehtë sepse llogaritet një shtet që mbahet në këmbë të qelqta”, thekson Pajaziti./ina