Alimi: Kur nuk ju pengon gjuha greke, pse ju pengon ajo shqipe?

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Ejup Alimi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka thënë se nëse deputetët nuk pengohen nga gjuha greke, atëherë pse ajo shqipe duhet të jetë pengesë?

“Për ju nuk është pengesë që ta bëni gjuhën greke si gjuhë zyrtare. As mua si shqiptar nuk më pengon sepse është për demokratizimin e Shqipërisë. Por duhet që edhe gjuha shqipe të mos jetë pengesë nëpër qytete sepse ajo është e drejtë legjitime sepse ne jemi banorë të këtij shteti, dhe se nuk mendojmë të shkojmë në ndonjë vend tjetër.

Marrëveshja e Ohrit është firmosur, ndaj dhe qytetarët shqiptarë e kanë këtë të drejtë.

Unë do t’ju lutesha të merreni me problemet që e shqetësojnë me të vërtetë shoqërinë, dhe jo me të drejtat e tyre”, u shpreh Alimi. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu