Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, i cili tha për “Politico” se Shqipëria do bashkohet me Kosovën nëse BE-ja i mbyll dyert, ka thënë se “askush nuk duhet të luajë duke u përpjekur të ngjallë idenë fashiste për një Shqipëri të Madhe”.
“Dua të informoj Edi Ramën dhe Hashim Thaçin se Enver Hoxha ka vdekur dhe me të është varrosur përgjithmonë ideja e Shqipërisë së Madhe, që i takon pjesës së errët të kaluarës fashiste të kësaj pjese të Gadishullit Ballkanik”, ka thënë Gjuriç, transmeton “lajmi.net”.
“Është e vrazhdë që ai po tenton të marrë Kosovën nga duart e Serbisë”, ka shtuar Gjuriç.
Ai ka folur edhe për padinë e paralajmëruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për gjenocid ndaj Serbisë, duke thënë se Prishtina duhet të merret me ekonominë, korrupsionin, problemet e tjera që ekzistojnë atje dhe të mos provokojë tensione të mëtejshme. /albeu