Gruevski hap front me Ramën

VMRO-DPMNE dhe lideri i saj Nikolla Gruevski ka hapur frontin me akuza të ashpra në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ka gënjyer me deklaratën e fundit se VMRO-DPMNE kishte pranuar platformën e partive shqiptare, informon INA.

Sipas VMRO, Rama po plason të pavërteta që relativizojnë rrezikun nga Platforma e Tiranës, ndërsa i hapet rruga bashkëmendimtarit të tij Zoran Zaev, që ta realizojë ate. Partia e Gruevskit akuzon se Rama jo vetëm që po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, por po nxit edhe destabilizimin e Ballkanit, duke vampirizuar idetë për shtete të mëdha./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu