Zgjedhja e kryeparlamentarit do të bëhet sot në ora 18:00?!

Zgjedhja e Kryetarit te Parlamentit të Maqedonisë ishte planifikuar per mbreme, por ka gjasa që të zgjidhet sonte. Kështu janë marrë vesh lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas një takimi të zhvilluar dje në Parlamentin e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve Ina.

Sic merr vesh reporteri i agjencisë së lajmeve INA, zgjedhja e kryeparlamentarit do të bëhet sot në ora 18:00.

Agjencia INA mëson se, pastaj do të fillojnë procedurat për zgjedhjet e kabinetit të ri, ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që Ivanovi të shpallë gjendje lufte, me pretendimin se po rrezikohet karakteri unitar i vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu