Scott: Shqipëria Etnike “gungë e vogël”, rrezikon të bëhet ortek politik

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sot se deklarata e Edi Ramës për Shqipërinë Etnike është një “gungë e vogël” e cila po rrezikon të bëhet “ortek politik”.

“Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, në drejtim të angazhimit të saj për tu bashkuar me Kosovës, më pas deklaratës zjarrvënëse së tij, iu bashkëngjit Thaçi e më pas u ndoq edhe nga Musliu.

Më pas reagimet e Daçiçit, Vulinit dhe të gjitha bashkë i kanë shtuar benzinë zjarrit dhe i kanë bërë gjërat edhe më keq”, ka thënë Scott.

Ai shtoi se të gjithë duhet të përqendrohen në bashkëpunim të paqes dhe stabilitet, në vend të që bëjnë thirrje për luftë për kufijtë, përcjell “lajmi.net”.

“Kam besim se udhëheqësit e këtij rajoni, veçanërisht Rama dhe Vuçiçi duhet të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie të mira. Fokus kryesor duhet të jenë riparimi i marrëdhënieve mes vendeve”, tha Scott.

Lidhur me çështjen “Haradinaj”, Scott tha se gjykata duhet të vendosë edhe nëse ai duhet të ekstradohet në Serbi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu