Shtyhet zgjedhja e kryeparlamentarit, Ahmeti e Zaevi në pritje të ‘buldozherit’ amerikan

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan, Hojt Jii ka shtyrë zgjedhjen e kryeparlamentarit të Maqedonisë, të cilën e Ahmeti dhe Zaevi e kishin planifikuar ta realizojnë gjatë ditës së mërkurë.

Agjencia e lajmev INA, mëson se Ahmeti dhe Zaevi janë dakorduar që ti presin këshillat dhe sugjerimet e Hojt Jii, zëvendës ndihmës Sekretari për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Sipas gjitha gjasave, diplomati amerikanë të hënën në dosjen e tij do ta sjellë formulën për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Vizita e Jii në një ditë pushimi, tregon urgjencën dhe seriozitetin e krizës në Maqedoni.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu