Drejtori i Byrosë së Sigurimit Publik, Mitko Çavkov ka akuzuar ministrin e brendshëm Agim Nuhiu se ka dyshime se ai ka pasur informacione se po përgatitej skenari i 27 prillit në Kuvend, por nuk ka informuar.
“Askush nuk mund të vlerësonte se pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit do të kishte zhvillime të tilla. Por përse kur diçka e tillë pritej, Nuhiu nuk ka informuar shtabin operativ, për tu ndërmarrë masa plotësuese dhe aktivitete për të vënë rendin dhe paqen në Kuvend”, theksoi Çavkov. Ndiqeni intervistën në gjuhën maqedonase.