Agjenti i DSK që para dy viteve ishte automekanik përfundon në arrest shtëpiak

45 vjeçari nga Shkup, i punësuar si inspektor në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit pas ndalimit nga policia për ushtrimin e dhunës në Kuvend, ka përfunduar me arrest shtëpiak. Ndaj tij është shqiptuar kjo masë, duke iu konfiskuar dokumenti personal. Nga Prokuroria Publike theksuan se është arrestuar edhe personi i 8-të nga 15 personat e kërkuar për incidentin e 27 prillit. Katër prej tyre kanë përfunduar me paraburgim.

Inspektori i DSK para dy viteve ishte punësuar në këtë drejtori, ndërsa para kësaj kohe po punonte si automekanik në një servis të makinave në Shkup. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu