DEKLARATË NGA KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË ILLINOIS
Më datë 30 Prill, 2017 Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago së bashku me të gjitha shoqatat shqiptare që veprojnë në këtë shtet të Amerikës, e në veçanti Shoqatën USKANA, PRESPA, VALËT E LIQENIT dhe Shoqatën Shqiptare në Rockford, lëshon këtë deklaratë:
DEKLARATË
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois ndjek me vëmendje dhe me shumë shqetësim situatën e tensionuar në Republikën e Maqedonisë. Duke marrë shkas nga ngjarjet më të fundit në Maqedoni:
– Denojmë dhunën e ushtruar në selinë e Parlamentit të Maqedonisë si shkeljen më flagrante të institucioneve dhe përdhosjen më brutale të demokracisë. Sidomos denojmë ashpër dhunën e ushtruar ndaj deputetit shqiptar Ziadin Sela dhe kërkojmë hetim të plotë dhe dënimin maksimal të gjithë atyre të përfshirë në organizimin dhe përdorimin e dhunës.
– Përshëndesim zgjedhjen e Z. Talat Xhaferi si Kryetar i Parlamentit të R. së Maqedonisë, si një hap i parë drejt zbatimit të platformës së përbashkët të nënshkruar nga të gjitha partitë shqiptare më 7 Janar 2017. Maqedonia mund të ekzistojë dhe shkojë përpara vetëm me barazi të plotë të shqiptarëve si komb shtet-formues.
– Bëjmë thirrje të gjitha forcave politike dhe popullatës shqiptare të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bjenë pre e provokimeve të elementeve keqdashëse, por të jenë të matur dhe të përgatitur për mbrojtjen e të drejtës së tyre.
– Z. Zijadin Selës i urojmë shërim sa më të shpejtë që të kthehet të vazhdojë realizimin e vizionit të tij të qartë për Shqiptarët në Maqedoni.
– Ne do të vashdojmë të përcjellim me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe në bazë të ndryshimeve të rrëthanave do të merren edhe vëndimet e ardhshme.
Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois
Bujar Breznica
Kryetar