MPB ka njoftuar se deri tek Prokuroria Publike ka dorëzuar materiale të tjera plotësuese se kush ka hapur dyert e Kuvendit për të hyrë huliganët.
“Pasi që janë shikuar pamjet nga video materialet e kamerave të sigurisë së Kuvendit, janë identifikuar personat që kanë marrë pjesë në heqjen e bllokadave të dyerve hyrëse të Kuvendit” , theksoi MPB, duke shtuar se do të jetë koordinim me Prokurorinë për të zbardhur incidentet e 27 prillit./ina










