Gruevski dhe Veljanovski në Kuvend, çka po përgatitet

Deputetët e shumicës parlamentare kanë ardhur në kuvend për të procesuar procesverbalet e votimit të kryetarit të kuvendit. Por në kuvend ndodhet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryeministri Emil Dimitriev dhe ish-kryetari i kuvendit Trajko Veljanovski. Mësohet se Veljanovski orvatet të thërrasë seancë më vete, por shumica parlamentare nuk do të jetë aty.

Ndërkohë, përveç përmbushjes së numrit të votave nga ana e shumicës parlamentare, Talat Xhaferin si kryetar të ri të kuvendit e ka pranuar edhe komuniteti ndërkombëtar, ndërsa së fundmi, gjatë takimit të djeshëm të Xhaferit me diplomatin amerikan Hojt Ji, u verifikua edhe një herë njohja dhe mbështetja e plotë e shtetit amerikan për kryetarin e ri të kuvendit, sipas tyre, tërësisht legjitim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu