Edhe pse të premten e kaluar ministri i brendshëm, Agim Nuhiu kërkoi shkarkimin nga detyra të drejtorit të policisë, Mitko Çavkov dhe heqjen e tij nga kryesimi i shtabit operativ të MPB-së lidhur me protestat, ky i fundit vazhdon të mbajë detyrat. Këtë e kanë theksusr për Nova TV nga MPB, duke theksuar se Çavkov ende është aty.
Ministri Nuhiu theksoi se Çavkov nuk i kishte hapur telefonin dhe se ai ishte personi përgjegjës për protestat e dhunshme dhe kishte lejuar huliganët të futen në Kuvend. Megjithatë Çavkov nuk është larguar, edhe pse Nuhiu ka kërkuar shkarkimin e tij nga Qeveria. Nga ana tjetër, kryeministri teknik Emil Dimitriev i dha përkrahje të plotë Çavkovit, duke thënë se ka kryer punën në mënyrë profesionale./ina










