Rashidi: Ja si arritën ta tërheqin Selën, huliganët maqedonas

Deputeti i Strugës Syrja Rashidi në ‘’Struga TV’’foli për ngjarjet e së enjtes në parlamentin e Maqedonisë duke u ndalur edhe në sulmin ndaj liderit të LR-PDSH-së Ziadin Sela.

Rashidi, potencoi se dhuna ndaj Ziadin Selës nuk ishte e rastësishme por ai ishte në shënjestër të tyre, për filozofinë politike dhe atë deklarative që ai mbron prej kohësh.

Ai si një nga dëshmitarët e atyre ngjarjeve potencon se në fillim dhuna ishte vetëm verbale dhe më vonë ajo eskaloi në dhunë të pastër fizike kur mjetet e punës së  gazetarëve u kthyen në ‘’armë të ftohta’’ për të sulmuar deputetët.

Ai tregoi se dhuna ndaj Ziadin Selës ndodhi në një momentë kur dhunuesit ndan në dysh grupin e deputetëve ku edhe ai ishte goditur pasi më herët dhunuesit u kishin thënë se nuk do të prekin deputetët shqiptar.

Atë ditë tregon Rashidi në parlament kishte dy polici njëra që mbronte dhunuesit dhe tjetra që po mundoheshte të nxierri deputetët të gjallë nga parlamenti.

Ai në Struga TV tregoi edhe një moment nga biseda që deputeti Ademi zhvilloi me ministrin Nuhiu ku ky i fundit pranoi se nuk ka kontroll mbi strukturën e policisë situatë e cila sipas deputetit nga Struga flet vet për përgjegjësinë e disa struktuarave për ngjarjet e parlamentit./strugalajm


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu