Fronti “Për Maqedoni të përbashkët”, fillojnë largimet e organizatorëve

Fronti “Për Maqedoni të përbashkët” mbeti pa njërin nga udhëheqësit e tyre. Prej sot, Bogdan Ilijevski, i njohur si “Betmen” dhe Aleksandar Damovski, nuk do ta kenë pranë tyre drejtorin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Igor Durllovski.  Gjashtë ditë pas dhunës në Kuvend, kur persona të maskuar rrahën deputet dhe gazetarë, ai u tërhoq. Vendimin e tij e publikoi në Facebook.

Më vjen keq që në mënyrë indirekte isha pjesë e dhunës të cilën disa herë publikisht e kam dënuar.   Qindra kërcënimet  nuk më frikësuan, por ajo që më theu mua janë një pjesë e bashkëqytetarëve të mi të cilët ashpër më sulmonin për shkak të dallimeve në qëndrimet tona për të ardhmen e Maqedonisë – tha Igor Durllobski, drejtor i OBM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu