Protestuesit e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” janë kthyer protestave në rrugë. Sot marshi i tyre filloi nga qeveria dhe përfundoi para Kuvendit.
Ata bënë me dije se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e “Deklaratës së Tiranës” dhe për zgjedhje të reja. Kryetarin e ri të Kuvendit, ata e konsideruan jolegjitim. Gjithashtu vlen të theksohet se prej sot, Bogdan Ilijevski, i njohur si “Betmen” dhe Aleksandar Damovski, nuk do ta kenë pranë tyre drejtorin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Igor Durllovski. Gjashtë ditë pas dhunës në Kuvend, kur persona të maskuar rrahën deputet dhe gazetarë, ai u tërhoq. Vendimin e tij e publikoi në Facebook. “Më vjen keq që në mënyrë indirekte isha pjesë e dhunës të cilën disa herë publikisht e kam dënuar. Qindra kërcënimet nuk më frikësuan, por ajo që më theu mua janë një pjesë e bashkëqytetarëve të mi të cilët ashpër më sulmonin për shkak të dallimeve në qëndrimet tona për të ardhmen e Maqedonisë – tha Igor Durllobski, drejtor i OBM. Vlen të potencohet gjithashtu se numri i forcave policore dhe speciale rreth Kuvendit dhe Qeverisë sot ka qenë shumë i lartë, ndërsa numri i protestuesve shumë më u ulët. /FLAKA/