I riu nga Tirana, futet në tualetin e lokalit dhe tentoi të vetëvritej

Një i ri nga Tirana ka tentuar që të vetëvritet me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Vishnjës, ku një 28 vjeçar rreth orës 15:30 ka tentuar ti japë fund jetës.

Të pranishëm në vendngjarje thotë se i riu me inicialet F. Ll, është futur në tualetin e lokalit dhe ka qëlluar mbi veten me armën e zjarrit, tip pistoletë.

Plumbi i ka shkaktuar plagë në kokë. 28-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policinë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu