Deklaratë e papritur e Milaim Zekës për Listën Serbe

Milaim Zeka ka komentuar mesazhin e Listës Serbe ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke ju thënë se ” 100 veta jeni, skeni nevojë për neve”.

Zeka ka thënë se Lista Serbe nuk e ka vjedhur as paranë publike e as nuk ka shkatërruar ndërmarrjet publike, por që sipas tij, një gjë të tillë e kanë bërë këta deputetë  ”në numër 100”.

Zeka lidhur me këtë deklaratë ka shkruar se ”Lista Serbe ka lexuar Faik Konicen”.

Ja shkrimi i plotë i Zekës:

”A ma shume e dojne Kosoven deputetete shqiptar, apo Lista Serbe?!

Lista serbe, u ka dergu nje mesazh deputeteve te Kuvendit te Kosoves, duke u thene: 100 veta jeni, s keni nevoje per neve!
Lista Serbe e ka lexu Faik Konicen, qe thote: Nje shqiptare, sa 100 serbe, 100 shqiptare sa gjysem serbi!

Lista serbe nuk ka vjedhe parane publike te Kosoves, as nuk e ka shkaterru asnje ndermarreje publike…

Te gjitha i kane ba, ata qe vetem ne numer jane 100!

Po me dhimbeset edhe ky ambasadori Delavi, nga Amerika, i cili nuk e ka kuptu qe klasa jone politike, injorante deri ne palce kurrizore, vetem lojen e “koqeve e din”, me pipull, edhe me nderkombetar!!!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu