Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot pranoi në takim ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka. Gjatë takimit është kthyer flamuri shqiptar përkohësisht në tavolinën e Talat Xhaferit, për shkak të ambasadorit shqiptar. Pas përfundimit të takimit, flamuri është larguar. Qytetarët kanë kritikuar sjelljen e Xhaferit me flamurin shqiptar.