KFOR-i i dha leje Gjuriqit, por Policia Kufitare e ktheu në Jarinje

KFOR-i i dha leje Gjuriqit të hyjë në Kosovë, por Policia Kufitare e Kosovës e ktheu mbrapsht, në Jarinjë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk ka arritur që të jetë i pranishëm sot në kremtimin e Ditës së Fitores mbi fashizmin në Mitrovicë, pasi që ai nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.

Hyrjen Gjuriqit në Kosovë ia ka ndaluar Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, pasi që ai nuk ka pasur leje hyrëse nga Qeveria e Kosovës.

Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se Gjuriqi ka thënë se ka leje të hyrjes nga KFOR-i, i cili në ato momente ishte duke e pritur në këtë pikë kufitare.

Mirëpo, edhe përkundër ‘lejes’ nga KFOR-i, Veriu.info mëson se Policia Kufitare nuk e ka lejuar të hyjë, pasi që KFOR-i nuk ka juridiksion në pika kufitare dhe rrjedhimisht për Gjuriqin e vetme leje valide do të ishte ajo e lëshuar nga autoritetet kosovare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu