Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ftoi sot Prokuroinë Publike që të mos bie pre e presioneve dhe të jetë objektive në zbardhjen e 27 prillit të përgjakshëm në Kuvend, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai edhe njëherë përsëriti se vlerësimi që Ahmeti të mos jetë në këtë ngjarje ishte që të parandalohet një konflikt ndëretnik. Sipas tij, nga organet e sigurisë kishte paralajmërime se do të sulmohej Ahmeti. Këto komente ai bëri në bisedën e ftuar nga Prokuroria për ngjarjt e dhunshme në Parlament.