Qëndrim Rijani, kandidat për ministër të Kulturës nga BDI?!

Partitë politike që përbëjnë shumicën parlamentare veç më kanë filluar negociatat për ndarjen e resorëve. Informacionet e fundit brendapartiake thonë se Ministrinë e Kulturës kësaj radhe do ta drejtojë kuadër i BDI-së, informon INA.

Bëhet fjalë për regjisorin e famshëm shqiptar Qëndrim Rijani. Ai është një figurë e pakontestueshme nga asnjëra palë pasi që suksesi i tij ka prekur majat e arritjeve artistike mbarëkombëtare. Ai vjen nga një familje me kontribut të veçantë në çështjen kombëtare. Rijani më së shumti veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në Shqipëri, duke realizuar disa shfaqje të suksesshme, qoftë në Teatrin Kombëtar, Teatrin e Metropolit, në atë të Korçës, e kështu me radhë, ndërkohë është edhe profesor universitar. Ai është dekoruar me çmime nga më të ndryshmet, duke filluar nga regjisori më i mirë, shfaqja më e mirë, por jo vetëm. Së fundmi Qëndrim Rijani fitoi Çmimin Kult, çmim ky më i lartë kombëtar që mund të rrëmbejë një artist shqiptar. Pjesa tjetër, që i jep një shtysë të fortë imazhit të tij, është fakti se Rijani gëzon mbështetjen e Tiranës zyrtare si mik i ngushtë i disa figurave të rëndësishme politike. Ajo që mbetet të shihet është nëse Rijani do të shkëputet tërësisht nga arti për t’iu përkushtuar postit ministror./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu