Thaçi nderon me medaljen “Urdhri i Lirisë” Bujar Nishanin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit me homologun e tij Bujar Nishanin, e ka nderuar me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

“I nderuar z. Presidenti Nishani, duke vlerësuar lart punën tuaj për angazhimin tuaj për njohje të reja për Kosovën, për anëtarësimin në organizata të huaja, më lejoni që në emër të institucionit të ndaj për ju “Urdhrin e Lirisë”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, Nishani me këtë rast, ka falënderuar presidentin Thaçi dhe ka thënë se liria është dimensioni më i pazëvendësueshëm për një komb. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu