Kreu i Lidhjes Socia-demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, gjatë një interviste për gazetën malazese “Pobjeda”, ka thënë se Maqedonia do të jetë antari i 30 i NATO-s.
Duke folur për çështjen e emrit me Greqinë, Zaev ka deklaruar se beson se kjo do të ndodhë në bazë të dialogut mes dy vendeve.
“Besoj se kjo do të ndodhë me dialog mes dy qeverive të cilët do të respektojnë identitetin maqedonas.
Për këtë shpresoj se do të na ndihmojë edhe opozita si dhe qytetarët e Maqedonisë të cilët do t’i pyesim përmes referendumit për pyetjen e shtetit në të cilin jetojnë”, ka thënë Zaev. /albeu