Gjykata Supreme vendos në favor të Sead Koçan, i hiqet masa e paraburgimit (FOTO)

Gjykata Supreme ka shfuqizuar paraburgimin për pronarin e kompanisë “Transmet”, Sead Koçan. Sipas kumtesës së publikuar nga gjykata supreme, më 11 maj është sjellur vendim për tërheqjen e vendimeve të këshillit penal pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 dhe këshillit penal të Gjykatës së Apelit.

“Pas sjelljes së këtij vendimi, Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 duhet  që të vendosë në lidhje me ankesën e Prokurorisë Publike Speciale, e sjellur kundër vendimit të gjykatëses së procedurës paraprake me çka është anuluar propozimi për caktimin e masës paraburgim. Arsyet për një vendim të tillë janë thyerjet e ligjit nga ana e gjykatave më të ulëta, të cilat ndodhen në shpjegimin e vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, e cila do të publikohet në web faqen e gjykatës”-thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme, njofton Infoshqip.com

Ky zhvillim i ngjarjeve vjen pasi javën e kaluar, Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë Publike Speciale ngriu pronën dhe 3 llogaritë e pronarit të kompanisë “Transmet”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu